Në anën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë, janë shkruar grafite: “UÇK”, “Kosova, Shqipëria” dhe të ngjashme, transmeton Reporteri.net.
Grafitet janë shkruar me ngjyrë të gjelbër si pranë urës ashtu edhe në urë. Grafite me përmbajtje të ngjashme, që nuk dihet saktësisht se nga kush janë shkruar, mund të shihen në anën jugore të urës.
Në mesin e shumë grafiteve ka përmbajtje si: “B13”, “Kosova është Shqipëri”, “Torcida 1984”.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, Besim Hoti deklaroi për Radio Contact Plus se policia është në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.