×
  • Lajme
  • Lajme

    Gramos Agusholli tregon pse nuk iu bashkua Eman Rahmanit e Visar Korenicës në Listën për Familjen

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 23:50

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Gramoz Agusholli ka folur për herë të parë për krisjen e partisë dhe largimin e dy deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Grupi Parlamentar i LVV-së.

    Aii ka thënë se ndjehet keq që ka humbur dy kolegë të mirë.

    “Me Emanin dhe Visarin kemi rrugëtuar bashkë dhe kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kemi qenë kolegë dhe shokë të mirë. Kundërshtimet i kemi pasur të hapura për ligjet e kontestuara deri kur ata vendosën të mos vazhdojnë rrugëtimin me LVV-në”.

    “Unë mendoj se kemi pasur hapësirë të qëndrojmë akoma në LVV. Kemi votuar rreth 250 ligje, derisa i kemi kundërshtuar 3 apo 4 ligje”, ka deklaruar Agusholli në Personale në Tv Dukagjini.

    Ai thotë se vendimi për largimin e tyre nga LVV i ka “shkaktuar një mërzi të madhe” pasi humbi dy shokë.

    Deputeti i LVV-së thotë se nuk ka mbetur i vetëm në parti sa u përket kauzave që lidhen me familjen.

    Ai nuk beson se do të penalizohet për shkak të qëndrimeve të tij për Kodin Civil.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!