×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Granata dore në Klinikën e Patoligjisë, flasin nga Policia: Është evakuuar personeli, po punohet në pastrimin e plotë të zonës

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 16:19

    Sot gjatë ditës Policia ka pranuar informatën për një met të dyshimtë shpërthyer në Klinikën e Patologjisë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

    Tutje Borovci ka bërë të ditur se ekipet e specializuara të Policisë për menaxhimin e mjeteve shpërtheyese aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë, derisa theksoi se personali është evakuuar.

    “Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”.

    “Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policies”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Dyshohet për granata dore te një objekt në QKUK, ekipet e deminimit arrijnë në vendngjarje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!