×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell e kalon natën në Prishtinë, zgjohet me foton e Thaçit e Veselit

    Reporteri
    23 Qershor 2023 | 9:32

    Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i cili po qëndron në Kosovë, e ka kaluar natën në Prishtinë.

    Grenell mëngjesin e së premtes e ka filluar me postimin e një foto, në të cilën shihet ish kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

    Foto këto të vendosura në qendër të Prishtinës.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar udhëheqjen e Listës Serbe.

    Në këtë takim kanë marrë pjesë kryesia e lartë e Listës Serbe, duke përfshirë kryetarin e saj, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiq, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq, si dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

    Siç citohen të kenë thënë në Listën Serbe, takimi me Grenelin nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie.

    Grenell shkon pa paparalajmërim në Mitrovicën e Veriut, takon Listën Srpska

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!