I Dërguari Special i Presidentit amerikan për Negociatat e Paqes në Serbi-Kosovë, Richard Grenell ka përgëzuar për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare.
Grenell në një postim në Facebook ka falënderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, shkruan Reporteri.
Zgjerimi i kapacitetit të vendkalimit kufitar në Merdare, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, u mirëprit nga i dërguari i SHBA-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Grenell shkroi në Twitter se ky ishte një veprim i madh dhe i shprehu mirënjohje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar shkurt Grenell. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.