×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell i reagon diplomatit gjerman: Pse nuk i liberalizoni vizat për kosovarët, në vend se të ankoheni

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 10:19

    Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka pasur vërejtje për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.


    Ischinger, lavdëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesimin në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por duke theksuar se në Uashington nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve pasi, sipas tij, të dyja vendet nuk e njohin ende njëra-tjetrën, për çka Ischinger shtoi se mbetet ende shumë punë për të bërë nga Bashkimi Evropian.

    Kjo ngjalli reagimin e Richard Grenell, emisar i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi.

    Nëpërmjet një cicërime në Twitter, Grenell i ka kujtuar Ichingerit premtimin për liberalizim vizash të cilin Unioni Europian nuk e realizoi kurrë.

    “Në vend se të ankoheni, pse nuk i jepni popullit të Kosovës liberalizimin e vizave, gjë të cilën ju e keni premtuar me vite’, shkroi Grenell.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!