×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell i reagon Osmanit: Ju vetëm ankoheni, nuk dhatë asnjëherë një ide të vetme

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 17:33

    Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se njohja nga Izraeli është një nga më të rëndësishmet që ka marrë Republika e Kosovës në një kohë të gjatë, por ka kritikuar delegacionin që nuk i dha Kosovës saktësisht atë që i premtoi, njohjen reciproke me Serbinë.


    E ndaj këtij postimi, ka reaguar i dërguari i posaçëm i presidentit Trump në dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell, shkruan Reporteri.net.

     

    Grenell i është përgjigjur Osmanit duke thënë se marrëveshja ishte për njohje ekonomike dhe ky është një hap shumë i madh.

    Ai ka thënë që është e çuditshme të ankohen Osmani dhe të gjithë politikanët tjerë se Kosova nuk ka marrë më shumë se kaq, pasi që sipas tij asnjëherë nuk kanë ngritur një shqetësim të vetëm, ose të japin një ide për një zgjidhje më të mirë.

    Grenell ka thënë se kemi nevojë për politikanë që bëjnë me shumë sesa thjesht ankohen.

    “Kjo ka të bëjë me punët, jo me simbolikën. Ju nuk mund të paguani qiranë tuaj ose të ushqeni familjen tuaj me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen. Të sugjerosh që emri hap diskutime të tjera është politikë pa kuptim. Ky është një studim për krijimin e vendeve të punës.”, shkroi Grenell në Twitter.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1302261305794060288

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!