×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell ka një kërkesë për Thaçin: Ta heqim taksën

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 23:35

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka darkuar sonte me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell.


    Pas këtij takimi, Thaçi deklaroi se u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndemjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net

    Por, në postimin që Thaçi e ka bërë në Twitter, ambasadori Grenell iu është kundërpërgjigjur atij se duhet të hiqet taksa.

    “Faleminderit zoti President. Ne duhet të bëjmë progres – e cila përfshin edhe heqjen e taksës,” ka thënë Grenell.

    Kujtojmë që Kosova ka vendosur taksën 100 për qind ndaj Serbisë që nga nëntori i vitit 2018. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!