×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 8:22

    Richard Grenell, përfaqësuesi Special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se do të largohet nga pozita e tij si ambasador i SHBA-së në Gjermani.


    Grenell këtë e ka konfirmuar për “Daily Wire”, përmes një bisede telefonike.

    “Po është e vërtetë. Po planifikoj të kthehem në shtëpi së shpejti”, citohet të ketë thënë Grenell, shkruan Reporteri.net.

    Grenell ka marrë këtë vendim pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nominuar kongresmenin republikan John Ratcliffe, për pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Trump e ka cilësuar të nominuarin Ratcliffe si një njeri të shquar me talent të madh.

    Kujtojmë se Grenell është parë si ambasadori i preferuar i Trump për shkak të përpjekjeve të tij për të përparuar agjendën e presidentit jashtë shtetit. /Reporteri.net

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!