×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell njofton se takimi në Washington nuk anulohet – do të zhvillohet pa Thaçin, me Hotin

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 18:22

    Emisari i Trump për dialogun Richard Grenell ka njoftuar se presidenti kosovar Hashim Thaçi, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale, ka anuluar udhëtimin në Washington për nisjen e dialogut me Serbinë. Megjithatë, Grenell njofton se procesi do të vazhdojë me Kryeministrin Avdullah Hotin.


    Grenell ka thënë se respekton vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takime derisa të qartësohet e gjithë situata ligjore.

    “Ne shkojmë përpara drejt diskutimeve të së shtunës që do të drejtohen nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar në twitter Grenell, duke konfirmuar vazhdimin e procesit për nisjen e dialogut Kosovë-Serbi në SHBA.

    “Presidenti i Kosovës sapo më informoi që ai ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas aktakuzës që u bë publike nga Zyra e Prokurorit Special. Respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takim derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!