×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell për takimin e 27 Qershorit: Shtëpia e Bardhë do t’ia hapë Kosovës derën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 14:12

    Emisari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për takimin që pritet të zhvillohet më 27 qershor në Uashington në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.


    Grenell  ka thënë se ky takim hap derën për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve në të dy vendet.

    Grenell po ashtu ka thënë se SHBA shpreson që të dy vendet do të kapin këtë shanse për t’ iu rikthyer dialogut dhe për të filluar një epokë të re stabiliteti dhe prosperiteti, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. SHBA shpreson që liderët në Kosovë dhe Serbi do ta kapin këtë shans për t’iu rikthyer dialogut dhe për të filluar një epokë të re stabiliteti dhe prosperiteti. Populli i këtij rajoni nuk meriton asgjë më pak”, ka shkruar Grenell.

    Kjo deklaratë është shpërndarë sot edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

    https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4643976172295168?__xts__%5B0%5D=68.ARCcNn4L-AOW68JLsU6TZojN_xzHhLjXV47K07dlInDVctzwNXDRsxtuVwsLdnOplt-OXmdSpK3Cr0R9mEbz99a8bjxgss6k-2v2yTPbpyCxT7gO27FGdFJOnWwZkvlwHuamyncyJ2YZnbO5LwQDJzck_F4uSJ7ExSNE-OoaxAzHgBivtW3FQOaLood_UargvUUMor43mJa1A-2_wqVmXcIDJIETn1535uT9Q9aN4fmGIn-snuw5eyE2rvl9-fMiDw1lUXdqr7-kitGMj3cT605v7j6y9yXKkhROR6jQw52zG2iAunndAUiNcXk-GkQdGQSHDtYpEy6GL5EJaWAywA&__tn__=-R

    Kujtojmë se më 27 qershor, në Uashington nën ndërmjetësimin e Grenell pritet të takohen delegacioni i Kosovës dhe ai Serbisë.

    Ndërkohë në Kosovë këto ditë po qëndron edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!