Ka vazhduar edhe të premten debati në mes të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe gazetës prestigjioze New York Times, shkruan Reporteri.net.
Sot Grenell ka reaguar ndaj një shkrimi të përsëritshmes njujorkeze në të cilën ata e kanë ngatërruar Hashim Thaçin me Aleksandër Vuçiq.
“Pas një ‘storie’ katastrofike të New York Times nga Patrik Kingley, që ka qenë i mbushur me gabime tani kjo”, ka shkruar Grenell duke shpërndarë artikullin ku thuhet se Vuçiq akuzohet për krime lufte.
Gazeta e njohur amerikane “New York Times” shkroi në Tëitter për anulimin e takimit në Uashington, e arsye për këtë, siç shkroi NYT ishte fakti sepse “lideri i Serbisë u akuzua për krime lufte”.
Duke publikuar në Twitter tekstin në lidhje me anulimin e takimit midis Beogradit dhe Prishtinës në Uashington, “New York Times” shkroi se anulimi i takimit ndodhi sepse “lideri i Serbisë ishte akuzuar për krime lufte”, megjithëse në nëntitullin poshtë fotografisë shoqëruese shpjegon se bëhet fjalë për presidentin e Kosovës, transmeton Reporteri.
Njoftimi provokoi shumë komente, por deklarata nuk u ndryshua as disa orë më vonë.
Kjo gafë e New York Times ka nxitur shumë reagime edhe në Serbi.
Vetë teksti në lidhje me anulimin e takimit provokoi reagimin e negociatorit amerikan Richard Grenel, i cili shkroi në Twitter se kishte shumë gabime në të, për çka tha që nuk befasohet ngase gazetari as që e kishte kontaktuar. /Reporteri.net