Kosova dhe Izraeli i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.
Të dy vendet kanë falënderuar Shtetet e Bashkuara për ndërmjetësimin në arritjen e marrëveshjes në Uashington, shkruan Reporteri.net.
E lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Grenell e ka quajtur ditë të mrekullueshme lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit duke falënderuar ministrat e Jashtëm të të dy shteteve. /Reporteri.net
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1356243363981217796?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1356243363981217796%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Freagon-grenell-per-njohjen-e-kosoves-nga-izraeli-nje-dite-e-mrekullueshme%2F
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.