Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, në Washington për të diskutuar për dialogun.
Kështu bëri të ditur i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Richard Grenell përmes një postimi në Twitter.
Ai tha që Serbia do ta ndalë përkohësisht fushatën për çnjohje të Kosovës.
“Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor në diskutime për Dialogun. Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.