I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për takimin e 10 korrikut ku përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, derisa ka thënë se SHBA ofron mbështetjen totale, shkruan Reporteri.
Grenell në një varg postimesh të bëra në llogarinë e tij e Twitter ka kërkuar edhe një herë liberalizimin e vizave për kosovarët, derisa ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare.
Ai ka thënë se Amerika kurrë nuk ka qenë për marrëveshje të shpejtë mes Kosovës e Serbisë për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen në këtë shtet, në nëntor të këtij viti.
“Kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë për shkak të vitit zgjedhor”, është shprehur Grenell.
“Nuk kemi menduar asnjëherë po ashtu që koncentrimi ynë për normalizim ekonomik do të sillte zgjidhje të shpejtë”, ka shkruar tutje ai.
Ndër të tjera, Grenell gjatë ditës ka shkruar se SHBA shpreson që çështja e liberalizimit të vizave do të përfundojnë në takimin e 10 korrikut. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.