Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shkruar përsëri për Jack Smith dhe aktakuzën që prokurori amerikan ka ngritur në vitin 2020 ndaj Hashim Thaçit, atë kohë president i Kosovës.
Grenell ka përmendur Bruce Schwartzin, një zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë me të drejtë qasjeje në informacione sensitive, të cilit Grenell thotë se i kishte treguar privatisht informacione për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvilloheshin në atë kohë rreth Marrëveshjes së Washingtonit.
Emisari amerikan thotë se Schwartz “ka minuar Donald Trumpin dhe politikën e Jashtme”, duke i ndarë ato informacione me prokuorin amerikan Jack Smith, dhe shton se ky i fundit “ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit për atë arsye”.
“Ai duhet të hetohet dhe gjykohet”, ka thënë Grenell.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.