I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, mbrëmë qëndroi për darkë në Beograd.
Gjegjësisht, Grenell mbrëmë ishte në darkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e delegacioneve serbe dhe amerikane.
Për darkën në Begrad shkroi vetë Grenell në Twitter duke thënë se ishte një natë e mrekullueshme, shkruan Reporteri.
“Serbët dhe Amerikanët në Beograd po këndojnë për Alabamën dhe Virxhinian Perëndimore, një natë mahnitëse”, shkroi Grenel teksa postoi video në të cilën dëgjohen këngët “Country Roads” dhe “Sweet home Alabama”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.