×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell ua kërkon sërish votat serbëve në SHBA: Ju e dini se si e ka injoruar Biden Serbinë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 18:08

    Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka takuar sërish përfaqësuesit e komunitetit serbo-amerikan në SHBA të dielen.


    Kësaj radhe në Pittsburgh, Grenell ua ka kërkuar atyre votat për ta rizgjedhur në pozitën e presidentit shefin e tij, Donald Trump.

    Në tubimin e mbajtur, Grenell u tha atyre se ‘‘fitorja e Joe Biden më 3 nëntor mund të rezultojë që i gjithë rajoni i Ballkanit të kthehet në status quo-në e mëparshme”.

    Ndërkohë gjatë një fjalim nga përfaqësuesit e nismës “Serbët për Trump 2020” të mbajtur në Pensilvani, Grenell pretendoi se të gjithë e dinin kush ishte Joe Biden, çfarë kishte bërë në Ballkan dhe sa i kishte injoruar serbët dhe Serbinë.

    “Nëse Biden fiton, nuk do të ketë përparim”, ka thënë Grenell.

     

     

    View this post on Instagram

     

    South side of Pittsburgh, PA at the American Serbian Club – for @realdonaldtrump! #maga

    A post shared by richardgrenell (@richardgrenell) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!