×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell vazhdon punën si emisar për dialogun, zhvendoset jashtë Shtëpisë së Bardhë

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 15:50

    I dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka njoftuar  sot se ka dhënë dorëheqje nga pozita që ai mbante në Departamentin e Shtetit.


    Grenell do të vazhdojë ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.

    Këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka konfirmuar se Grenell do të vazhdojë punën e tij në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.

    O-Biren gjithashtu ka treguar se Richard Grenell ka vullnet për t’i shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.

    Ai ka treguar se Grenell do të punojë jashtë Shtëpisë së Bardhe dhe me orar të përgjysmuar.

    “I jam mirënjohës Ric-ut për vullnetin e treguar për t’i shërbyer kombit tonë në kapacitete të pjesshme si Përfaqësues Special për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ushtruar detyrën e tij nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në qëndrimin e O’Brien të publikuar nga National Security Council.

    Ndërkohë gazetarja e Bloomberg, Jennifer Jacobs, ka thënë se Richard Grenell do të punojë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë në ndërtesën e “ Eisenhower Executive Office Building”.

    “Më është thënë se aleati i Trumpit, Richard Grenell, ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si ambasador në Gjermani të hënën. Ai është i fokusuar në rolin e tij si përfaqësues special për negociatat Kosovë-Serbi. Ai është zhvendosur në një zyrë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, në EEOB, të hënën”, ka shkruar Jacobs.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!