Në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i ftuar gjithashtu ishte edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.
Presidenti i Serbisë tha në fund të vizitës së tij dy-ditore në Uashington se takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte i shkëlqyeshëm, ku ai zhvilloi takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O ‘Brian, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe të Dërguarin Special të Presidentit për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton Reporteri.net.
Ending a two-day visit to Washington, DC with excellent talks at the @WhiteHouse with US National Security Advisor @robertcobrien, Special Advisor to the US President @jaredkushner, and Special Envoy for the Belgrade-Priština dialogue @RichardGrenell. pic.twitter.com/XAdR65j7c3
Lexo edhe:— Александар Вучић (@predsednikrs) March 3, 2020
Vuçiq për këtë takim shkroi edhe në llogarinë e tij në Twitter. Siç shkruan gazeta serbe Blic, për këtë takim nuk u njoftua, dhe Kushner u ftua në mbledhje nga Richard Grenell.
Një burim i kësaj gazete tha se biseda zgjati më shumë se një orë dhe ishte “shumë e suksesshme”.
Grenell po ashtu ka publikuar pamje nga takimi duke thënë se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë janë të një rëndësie parësore për administratën e Presidentit amerikan Donald Trump. /Reporteri.net
Yesterday, NSA O’Brien and @RichardGrenell met with @predsednikrs and @HashimThaciRKS. The Serbia-Kosovo relationship is of great importance to the Trump Administration. pic.twitter.com/BLhl9DKUkD
— NSC 45 Archived (@WHNSC45) March 3, 2020