×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Grenelli një përgjigje epike diplomatit gjerman: Pse BE nuk ua heq vizat kosovarëve?

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 23:42

    Pas konfirmimit të Richard Grenell, i dërguari i posaçëm nga SHBA se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të filloj me 27 qershor, ka pasur reagime të shumta.


    Një prej tyre që ka reaguar është edhe Wolfgang Ischinger i cili ka pasur një rol aktiv gjatë bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës.

    Ischinger ka thënë se si dialogu po bëhet pa koordinim me BE-në, shkruan Reporteri.net.

    “Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

    Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili i ka thënë Ischingerit pse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai Serbë meritojnë më shumë.

    “Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë përparim”, i është kundërpërgjigjur Grenell, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti e kanë mirëpritur rinisjen e dialogut nën udhëheqjen e SHBA-së./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!