×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Grenelli reagon ashpër ndaj një shkrimi të REL për Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 15:49

    Emisari për misione të veçanta në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar ndaj një shkrimi të Radios Evropa e Lirë për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. 

    Grenell i ka penguar fjalia me të cilin ka nisur artikulli.

    “Për më shumë se dy vjet, prokurorët e Kosovës për krime lufte kanë paraqitur prova, kanë marrë në pyetje një numër të madh dëshmitarësh, duke ndërtuar rastin e tyre se pse ish-presidenti Hashim Thaçi duhet të dënohet për rolin e tij në vrasjen ose ndalimin e shumë njerëzve gjatë dhe pas luftës për pavarësi të vendit”, nis artikulli i REL, në versionin në anglisht.

    Ndaj kësaj pjese, Grenell ka reaguar duke shkruar se “Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj të REL? Rreshti i parë thotë “Prej dy vitesh” prokurorët i janë vënë pas Hashim Thaçit. Dy vjet? Jo. Krimet e supozuara janë të vitit 1998. Gjykata filloi në vitin 2016. Thaçi u arrestua në vitin 2020”, ka shkruar Grenell.”,ka shkruar Grenell.

    Ai tha se amerikanët po paguajnë për “drejtësi dhe raportime të rreme”.

    “Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjyq të rremë dhe raportim të rremë të gjyqit”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!