Një burrë nga Prishtina ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se burri ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Prishtinë 05.01.2021-01:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thotë policia në raportin 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Pavarësisht sulmit policia nuk raporton të ketë arrestuar gruan që ushtroi dhunë ndaj burrit të saj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.