×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e Jakup Krasniqit del shkurtimisht nga shtëpia, flet me anëtarët e NISMA-s

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 11:13

    Bashkëpartiakë të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi janë parë te shtëpia e këtij të fundit ku Zyra e Prokurorit të Specializuar ka urdhëruar zhvillimin e një operacioni.


    Për një moment gruaja e Jakup Krasniqit ka dalë nga shtëpia ku ka biseduar me zyrtarët e NISMA-s, Bilall Sherifi dhe Skender Reçica, shkruan Reporteri.net.

     

    Bilall Sherifi nga Nisma paraprakisht ka diskutuar me zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët bashkë me zyrtarë të Policisë së EULEX-it po asistojnë në këtë operacion.

    Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit ka treguar se zyrtarët e Prokurorisë së Specializuar janë duke e intervistuar Krasniqin nga ora 06:30. Ajo ka treguar se Krasniqi po intervistohet në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!