Medalja për mburojë të policisë i është dhënë sot familjes së policit hero, Izet Demaj.
Dhuratën e ka pranuar gruaja e policit të ndjerë.
Polici Izet Demaj nga Istogu, i cili ka humbur jetën vitin e kaluar në përleshje me një grabitës të një banke në Istog, ishte shpallur “Hero i Kosovës” nga presidenti Hashim Thaçi.
Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.