Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se partia e saj është në pritje të numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht. Ajo tha se kanë pritur më shumë nga votuesit.
Osmani ndër të tjera ka thënë se vota e saj është diku rreth 85 për qind e votës së përgjithshme të LDK-së, shkruan Reporteri.net.
“Fakti që kemi arritur në 200 mijë vota nuk është vetëm meritë e imja por edhe e kryetarit Mustafa dhe një ekipi të jashtëzakonshëm që kemi punuar bashkë. Rekordi i deritashëm ka qenë 65 mijë vota, që e kisha vetë. Nuk isha në garë vetëm me gra, gara ishte me burra. Si të tillë e konsideroj. Diku vota ime është rreth 85 përqind e votës së përgjithshme të LDK-së, por duhet të presim rezultatet e KQZ-së”, ka thënë ndër të tjera Vjosa Osmani. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.