×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja nga Gjilani e mashtroi punëtorin e postës, nuk ia pagoi dërgesën në vlerë prej 2650 euro

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 20:10

    Një grua nga Gjilani ka porositur një dërgesë në vlerë prej 2 mijë e 650 euro me postë të shpejtë, ndërsa në momentin kur punëtori i Postës ia dërgon, ajo e ka mashtruar duke I thënë se po shkon për t’i marrë paratë që ta kryejë pagesën, ndërsa largohet në drejtim të panjohur.

    E dyshuara është paraqitur me emër të rrejshëm, ndërsa punëtori i Postës, rastin e ka lajmëruar në Polici.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje, ndërsa gruaja e dyshuar është arrestuar sot, e cila e ka pranuar se e ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’.

    Lidhur me këtë, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!