Mbrëmë është shënuar viktima e gjashtë nga virusi korona në Kosovë.
Pacientja 66 vjeçare nga Banja e Malishevës vdiq vetëm pak ditë pasi u diagnostikua me sëmundjen ngjitëse COVID-19.
E vetëm pak kohë pasi ajo vdiq familjarët organizuan ceremoninë e varrimit. Gruaja nga Banja u varros mbrëmë rreth orës 22:00 në Banjë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka konfirmuar se varrimi i të ndjerës është bërë në orët e vona.
Ai ka treguar se gjendja shëndetësore e të prekurve të tjerë nga ky virus është stabile. Deri tani janë dhjetë fshatra të kësaj komune të prekura me virusin korona e ku numri ka shkuar deri tani ka shkuar në 66.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.