Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht, në hyrje të banesës së saj. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, viktima ka raportuar se nuk e njeh personin i cili e ka ngacmuar seksualisht.
“Prishtinë 03.04.2021 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se në hyrje të banesës së saj, është ngacmuar seksualisht nga një person i pa njohur. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin”, njofton policia
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.