×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja nga Shqipëria e rreh kosovaren midis Prishtinës

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 9:53

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Prishtinë.


    Rreth orës 17:00, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën, pasi që pas një mosmarrëveshje e njëjta ka sulmuar fizikisht femrën kosovare.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë, 01.08.2021 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!