×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja që frikësoi të gjithë kosovarët me dyshimin për “coronavirus”, del nga spitali

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 11:34

    Në mesditën e 8 shkurtit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës rreth orës 17:00 të pasditës një grua, shtetase e Britanisë së Madhe, u raportua se ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës.


    Gruaja në fjalë disa ditë i kishte kaluar në Francë në një qendër skijimi atje. Por frikë kishte marrë pas marrjes së lajmit se në qendrën ku ishte skijuar ajo, pesë persona ishin prekur me coronë.

    Britanezja kishte kollitje të lehtë dhe ethe, prandaj ajo dyshonte se kishte marr koronavirusin, dhe në mënyrë vullnetare kishte shkuar në kontrollë tek mjeku.

    Mirëpo, pas disa orësh rezultatet e pacientës dolën të jenë negative.

    Pasi qëndroi një natë në spital, gruaja britaneze u lirua nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët për Express e konfirmuan lajmin se pacientja është liruar dhe nuk ka vend për panik.

    Ndryshe, institucionet e Kosovës kishin reaguar me alarm lidhur me këtë rast. Bile, për këtë ishte mbajtur konferencë për media, meqë shqetësimi ishte i madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!