Përparim Gruda, deputet i PDK-së ka thënë para vazhdimit të seancës që as sot nuk pret ndonjë zgjidhje.
Sipas tij Vetëvendosje po mban peng institucionet e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai tha se PDK nuk voton nën diktat dhe nuk voton në votimin e fshehtë që sipas tij është kundërkushtetues.
Gruda tha se nëse duhet vota e PDK-së, duhet të ndërrohet kandidati
“Nuk pres që do të ketë ndonjë ndryshim. Është e qartë që partia që nuke ka fituar shumicën, pretendon që ka fituar shumicën absolute dhe mendoj që i ka marrë peng institucionet e Kosovës. Ju e dini që kryemeministri dhe ministrat janë në qeveri në mënyrë të kundërligjshme. Situatë absurde ku partia që ka dalë e para në zgjedhje ka vendosur t’i jap prioritet një emri të përvecëm, Albulena Haxhiut karshi institucioneve dhe interesave të qytetarëve të Kosoëvs. “, tha a i.
Gruda tha se një njërën anë janë qytetarët që presin të adresohen problemet e tyre dhe në anën tjetër një emër i përveçëm, ai i Albulena Haxhiut.
“Pra, në njërën anë janë qytetarët e Kosovës që presin të konstituohen institucionet dhe të adresohen problemet e tyre që lidhen me energjinë elektrike, çmimet e larta, pagat e ulëta, pensionet e ulëta dhe në anën tjetër një emër i përveçëm, Albulena Haxhiu që mban peng adresimin e problemeve të tyre. Pyetja fundamentale që bënë cdokush sot është nëse Haxhiu zgjidhet sot kryetare a ka VV projekt si do t’i rrisë pagat, si do të ulë cmimet? A i ndryshon jeta një qytetari të Kosovës nëse Haxhiu zgjidhet kryetare.”, tha Gruda.