Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur të papranueshme mënyrën se si kjo parti po insiston në kandidaturën e vetme për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.
“Në këto kushte, kuvendi është bllokuar për arsye të një emri të përveçëm, Albulena Haxhiut. Është një situatë tepër e vështirë për secilin prej nesh, por ne nuk mund të lejojmë që të vendoset diktat mbi votën tonë, pasi vota e deputetëve është e lirë dhe nuk mund të vendoset diktat”, tha ai.
Gruda theksoi se PDK është e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e procesit parlamentar, por jo përmes imponimeve të njëanshme.
“Nesër është mbledhja e 16-të me radhë, por nesër ka edhe një takim të presidentes me kryetarët e partive politike, ku ne e kemi mirëpritur sepse duam të vazhdojmë atë përkushtim të cilin e kemi thënë nga fillimi, përkushtimin për t’iu përgjigjur çdo ftese nga çdo lider politik, që ka për qëllim zhbllokimin e situatës së formimit të institucioneve”, tha Gruda në “DPT te Fidani”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.