Mbi 20 autobusë janë organizuar për të shkuar në turizëm ditor në Brezovicë.
Në lidhje me këtë kanë raportuar mediat, gjë që ka bërë që policia menjëherë të shkojë në Brezovicë dhe ta shpërndajë turmën.
Sipas fotografive, atje nuk po respektohej asnjë nga masat e qeverisë së Kosovës për luftimin e koronavirusit.
Numri i rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë. Vetëm sot u konfirmuan 524 rate të reja dhe betejën me këtë sëmundje e humbën 12 persona.
Gjatë ditës së djeshme Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat në fuqi do të vazhdojnë edhe më tutje, ndonëse potencoi se ditëve të fundit ka pasur rënie të infektimeve.
Më poshtë fotot e grumbullimit në Brezovicë të publikuara nga Rel:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.