×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupe serbësh mblidhen në përpjekje për të ndaluar festivalin “Mirdita, dobar dan”, shpalosin mesazhe nacionaliste

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 14:57

    Rreth 150 persona raportohet se janë mbledhur para sheshit Dorçol në Beograd, ku sonte është paraparë hapja e festivalit “Mirdita, Dobar dan”. Ata kanë shpalosur mesazhe nacionaliste si “Nuk ka dorëzim”.

    Sofija Todoroviq nga organizata joqeveritare Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, e cila është një nga organizatoret e festivalit, ka thënë se bëhet fjalë për anëtarë të organizatave ekstreme, të cilët kanë thënë se do të qëndrojnë aty për të penguar festivalin.

    Ajo për mediumin Danas ka thënë se disa nga pjesëmarrësit e manifestimit “Mirdita, Dobar dan” nuk po arrijnë të arrijnë në Dorcol Platz, sepse nuk ka mjaftueshëm polici në terren rreth këtij vendi.

    “Aktualisht jemi në kontakt me policinë, e cila ka absolutisht të gjitha informacionet, të gjitha njoftimet për çdo lëvizje, në mënyrë që të garantojë sigurinë e të gjithëve. Policia ka qenë në zyrën e tonë pasi kemi pasur edhe alarm për bombë”, tha Tijana duke shtuar se po monitorojnë nga afër se çfarë po ndodh dhe se ende nuk kanë filluar provat për festivalin për shkak të kësaj situate.

    “Të shohim se çfarë do të ndodhë më pas, policia është e detyruar të sigurojë lëvizjen e lirës, sepse nëse policia dhe ligjet e këtij vendi kontrollohen nga 150 huliganë të cilët kërcënojnë dhe shpalosin mesazhet “Jashtë” dhe përpiqen të ta paraqesin si qëndrim të shumicës së Serbisë, mendoj se ky shtet ka detyrë të mbrojë njerëzit,  të qëndrojë në rrugë dhe në fakt të tregojë se nuk merr pjesë në krijimin e shtetit sipas qëllimeve të djathtëve, batakëve dhe huliganëve”,  thekson Sofija Todoroviq.

    Të rinjtë e Partisë së Re Demokratike të Serbisë, kryetar i së cilës është Stefan Seratliq, tha se anëtarët e asaj partie janë atje për dy arsye, duke kërkuar që ky  festival të ndalohet, pasi sipas tyre  është antikushtetues.

    Ata thonë se po tentohet që ky festival të paraqitet si shkëmbim i kulturës kosovare dhe serbe.

    Siç u raportua, Policia e Serbisë, ka ndaluar ekipin e Kosovës të “Mirdita, dobar dan!” drejt Beogradit. Pjesëtarë të stafit organizativ dhe mediash, nuk janë lejuar të vazhdojnë drejt kryeqytetit serb, ku sonte ishte paraparë hapja e edicionit të 11-të të festivalit. /Reporteri.net/

    Policia e Serbisë ndalon ekipin e Kosovës të “Mirëdita, dobar dan!” drejt Beogradit

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!