Grupi Parlamentar i AAK-së, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt, nga policia e EULEX-it sot në zyrat e veteranëve.
GP i AAK-së ka thënë se operacionet si ky i soti janë të panevojshme dhe kanë bërë apel që të tilla të mos ndodhin.
“Me shumë shqetësim po ndjekim zhvillimet në zyrat e OVL të UÇK-së. Konsiderojmë se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme. Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb.
Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë. Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot”, thuhet në reagimin e Grupit Parlamentar të AAK-së.
https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2392581531037753
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.