×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi parlamentar i Vetëvendosjes nis takimin, diskutohet për koalicionin me LDK-në

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 14:31

    Deputetët e zgjedhur nga Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbërritur në selinë e tyre të partisë.


    Vetëvendosja po mban takim me deputetët e rinj lidhur me situatën e krijuar së fundmi ku edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk po arrijnë të finalizojnë marrëveshjen me LDK-në.

    Kujtojmë se edhe LDK dje mblodhi strukturat e veta ku pas takimit, kryetari Isa Mustafa tha se po pret thirrjen e Albin Kurtit për takim duke mos dhënë detaje shtesë.

    “S’mund të them që ka një takim tani, por nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm për takim”, ka thënë Mustafa pas takimit.

    Por edhe pas kësaj thirrje publike nga Mustafa për takim, dje nuk ndodhi një gjë e tillë pasi Kurti nuk e telefoni.

    Ky i fundit tha për mediat se ka një pengesë të vogël, si e quajti një gur në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!