×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupmosha më e infektuar në Kosovë prej coronavirusit vazhdon të jetë nga 20 deri 29 vjeç

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 9:26

    Grupmosha më e infektuar në Kosovë prej coronavirusit vazhdon të jetë nga 20 deri 29 vjeç.


    Grupmosha më e prekur nga coronavirusi po vazhdon të jetë prej 20 deri 29 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 473.

    Pastaj, grupmosha 30 deri 39 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, 408.

    Grupmosha 40 deri 49 vjeç, raste të konfirmuara 409.

    Pastaj, nga grupmosha 50 deri 59 vjeç, raste të konfirmuara 333.

    Si pasojë e rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës, ditën e mërkurë ka marrë vendim për ashpërsimin e masave kundër coronavirusit.

    Me vendimin e ri të Qeverisë, nga data 20 gusht janë ndaluar dasmat dhe ahengjet tjera familjare, kurse sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 22:30.

    Ekspertët shëndetësor në vazhdimësi janë duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen. Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!