×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati akuzon Gjykatën Speciale për bashkëpunim me Gjykatën Serbe

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 13:18

    Avokati Tomë Gashi, para gazetarëve ka prezantuar dokumentet të cilat janë marrë nga Gjykata Speciale.


    Ai ka thënë se në bazë të llogos vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatë Speciale sepse përndryshe nuk do t’i kishin marrë.

    Ndërsa Hysni Gucati, kryetar i OVL-së së UCK-së, ka thënë se mbi 70 për qind e materialit që kjo Gjykatë ka dorëzuar në zyret e saj tashmë janë në duar të gazetarëve.

    Ndërsa ka akuzuar Gjykatën Speciale se po bashkëpunon me Gjykatën Serbe.

    “Ne sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme kanë ardhur hetuesit e Gjyaktës Speciale, në lidhje me një ftesë që e kanë dorëzuar, disa rregulla për këto dëshmi, që kanë ardhur në organizatë, ne e kemi quajtur Rrufeja 2 ikësin se nuk e dimë se kush është. Ne sot i dorëzuam ato materiale, mbi 70 për qind të materialeve i keni marrë. Çdo moment ne do ti bëjmë publike materialet ne do ta vërtetojmë fjalën tonë se Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatën Serbe “, tha Gucati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!