Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati, ka thënë për Express se në këto dosje ka emra të dëshmitarëve.
“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi pa që ka material te Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.
Gucati tha se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.
“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati.
Gucati ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.
“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.