Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë duke u transferuar për në Hagë, shkruan Reporteri.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i OVL-UÇK-së Tomë Gashi në një konferencë për media.
Gashi ka thënë se këto arrestime kanë të bëjnë me dokumentacionet që rrodhën në javët e fundit në lidhje me dosjet e Speciales.
Arrestimet e dy krerëve të OVL-UÇK-së nxitën tensione në Kosovë, ku para zyreve të OVL-UÇK-së, u mblodhën një numër protestuesish, të cilët edhe u përleshën me policët e EULEX-it.
Këto arrestime vijnë një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte.
Procesi i bastisjes në zyrat e OVL-UÇK ka përfunduar para 30 minutash. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.