×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati në Hagë: EULEX-i nuk ka pasur nevojë të më arrestojë ashtu në zyrë, do të isha dorëzuar vet

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 15:41

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është paraqitur para para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Ai në Gjykatë ka thënë se thënë se fletarrestimin e ka pranuar ditën që ishte arrestuar.

    Ai ka thënë se po të kishte pranuar ftesë do të ishte dorëzuar vet, shkruan Reporteri.

    Gucati ndër të tjera ka thënë se nuk e ka pasur problem të komunikojë me familjen dhe se rreth pas një orë  e gjysmë ka arritur të flasë me djalin e tij për ta informuar për arrestimin.

    “Nuk jam informuar për arrestimin tim deri në atë moment kur kanë ardhë policia e Eulexit në zyrën time. Jo kanë mund të njoftojnë edhe familjen nuk ka pasur problem. Nuk kanë pasur nevojë të hyjnë në atë formë siç kanë hyrë policët e EULEX-it. Kanë mundur të më ftojnë dhe unë do të isha dorëzuar vet. Rreth pas një ore e gjysmë kam informuar djalin tim se jam arrestuar”, u shpreh ai.

    Gucati ishte arrestuar më 25 shtatornë zyrën e tij në OVL të UÇK-së në Prishtinë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurë./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/382927619387228/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!