Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykim dënues për Hysni Gucatin.
Gucati është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në burg, shkruan Reporteri.net.
“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara, Trupi Gjykues, ju shpall ju fajtor për: pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar informacionit të fshehtë, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identitetit të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në leximin e vendimit.
Gucati u shpall i pafajshëm për pikën 4, atë të hakmarrjes.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.
Paraqitjet e para të Haradinajt dhe Gucatit si të dyshuar u mbajtën para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju, përkatësisht më 29 shtator dhe 1 tetor 2020.