Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se do të bëjnë një kërkesë që të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale.
Gucati ka thënë për Telegrafin se do të kërkojnë që Gjykata Speciale të mos jetë e njëanshme.
“Ne kemi bërë një peticioni para një viti i gjysmë ku ka qenë rekord me 15 mijë e 800 nënshkrime, ku kemi tentuar që të zhbëhet kjo Gjykatë dhe nuk kemi mundur. Ne prapë në fund të këtij qershori që do të vjen ne prapë do të bëjmë kërkesë qeverisë dhe kryeparlamentarit cili do që do të vjen, do t’i drejtohemi me shkresë që të ndërrohet ligji dhe të futet një amandament që të dënohen të gjithë ata që kanë bërë krime lufte në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se të gjithë e dinë se kush ka bërë krime lufte në Kosovë.
“Krime lufte ka bërë Serbia dhe kjo gjykatë nuk duhet të jetë e një anshme por të jetë gjykatë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovës”, ka pohuar ai.
Gucati gjatë intervistës për Telegrafin, ka folur edhe për numrin e madh të ftesave nga Gjykata Speciale të cilat po vijnë për pjesëtarët e UÇK-së.
Ai ka thënë se Gjykata është angazhuar shumë kohëve të fundit dhe se edhe muaji nëntor pritet të jetë i nxehtë sa i përket zhvillimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.