Ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova ka thënë se qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike kanë fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në platformën “X”, ambasadori francez shkroi se Rugova mbetet burim frymëzimi.
“Nderim për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike i dha atij besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbetet një burim frymëzimi”, shkroi Guerot në “X”.
Hommage à Ibrahim Rugova. Sa résilience face à l’adversité et sa vision d’un Kosovo🇽🇰libre et démocratique lui ont gagné la confiance de la communauté internationale et restent une source d’inspiration. #Rugova #Kosovo #Paix #Leadership pic.twitter.com/SDRgvDu7CE
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 21, 2025
Paraditen e së martës, Guerot bashkë me ambasadorët tjerë të akredituar në Kosovë, si dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
/Reporteri.net/