×
  • Lajme
  • Lajme

    Guri i drejtohet VV-së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së

    Reporteri
    20 Qershor 2025 | 21:47

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se vota e tij kundër për propozimin e Albulena Haxhiut nga radhët e VV-së për kryetare të kuvendit, do të jetë publike, jo vetëm para mediave por edhe para qytetarëve që e votuan atë.

    Guri i është drejtuar VV-së duke i thënë se mos kanë pritur që marrëveshjen me Listën Serbe ta fshehin pas deputetëve të LDK-së.

    “Natyrisht që vota ime KUNDËR do të jetë publike. Jo vetëm para mediave, po edhe para 18.752 qytetarëve që më votuan, e që ju më 9 shkurt i quajtët hajvanë.

    Mos pritët me i fsheh pas deputetëve të LDK-së, marrëveshjen me listën serbe”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!