Banka Qendrore e Kosovës (BQK), nuk ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, nuk ka dhënë ndonjë afat shtesë, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj.
Kështu ka thënë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.
Ismaili, ka treguar se BQK-ja nuk e ka shtyrë afatin e zbatimit të Rregullores e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Ai për RTV Dukagjini ka sqaruar se BQK-ja nuk ka dhënë as afat shtesë e as nuk e ka ndryshuar Rregulloren e saj.
“Me lejoni t’ju informoj se BQK nuk ka shtyre afatin e zbatimit te rregullores, as nuk ka dhënë afat shtese, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj. Plani qe kemi publikuar vetëm lehtëson efektet e saj tek komuniteti serb, përkatësisht mundëson rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare”, ka thënë Ismaili.
Guvernatori ka shtuar se veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK-ja.
“Veprimet e planifikuara për këtë qellim do te ndërmerren nga BQK dhe institucionet financiare çdo dite brenda 3 muajsh, por nuk është dhënë asnjë afat shtese dhe rregullorja është në fuqi nga data 1 shkurt”, shtoi më tej ai.
BQK-ja njoftoi se ka hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.