Nga Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk kanë komentuar zhvillimet e sotme në zyrat e OVL-UÇK-së, ku u arrestuan kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj.
Në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net” nga kjo Gjykatë kanë thënë se nuk kanë koment për arrestimet e dy ish-ushtarëve të UÇK-së, zhvillime këto që në Kosovë u përcollën me shumë shqetësim.
“Faleminderit për komunikimin. Nuk kemi koment. Sidoqoftë, do të jemi në kontakt”, thuhet në përgjigjen e shkurtër për Reporterin të zëdhënësit të Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett.
Arrestimet e dy krerëve të OVL-UÇK-së nxitën tensione në Kosovë, ku para zyreve të OVL-UÇK-së, u mblodhën një numër protestuesish, të cilët edhe u përleshën me policët e EULEX-it.
Këto arrestime vijnë një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.