×
  • Lajme
  • Lajme

    Haga: Raportimet se dosja ndaj Thaçit u kthye për prova shtesë janë spekulime

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 15:41

    Prokuroria Speciale në Hagë, nuk i ka komentuar raportimet se dosjet ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve të dyshuar, janë kthyer për prova shtesë.


    Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Christopher Bennett, në një përgjigje për Klan Kosova, i ka quajtur ”spekulime të mediave”, informacionet e tilla.

    ”Prokuroria e Specializuar nuk komenton spekulime të mediave”, është shprehur Bennet.

    Ne media online sot ka qarkulluar një lajm se Dhomat e Specializuar në Hagë kanë kthyer për plotësimin e dosjes, dhe provave shtesë, “hetimin” e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj Hashim Thaçit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!