×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn dhe Vuçiq në Beograd flasin për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 23:03

    Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Serbi, me ç’rast është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


    Hahn dhe Vuçiq në takimin e përbashkët kanë biseduar për situatën në rajon dhe në veçanti për dialogun me Kosovën, shkruan “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

    Ndryshe, Hahn kishte shkuar në Serbi pas vizitës zyrtare që kishte në Bosnje e Hercegovinë, ku Hahn në Sarajevë ishte takuar me zyrtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbi reformat e nevojshme për përparimin e Bosnjës në rrugën e integrimit evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!